Feb 23, 2020

Legalistët, Axhami: Zgjedhje të parakohshme ndalojnë shkatërrimin e ekonomisë, krimi me qeverinë në simbiozë Featured

Kryetari i PLL z.Shpetim Axhami, i ftuar në emisionin Aktualitet në kanalin televiziv Faxnews, folir në lidhje me situatën aktuale ndër të tjera për:

1-Kapja e shtetit dhe e Gjykates Kushtetuese synohet kryesisht
:
a.Për të bërë të ligjshme zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
b.Per të bërë legjitim parlamentin aktual me 122 deputetë, ndërkohë kur kushtetuta kērkon 140.
c.Për të i dhënë legjitimitet çdo ligji antikushtetues që mund të miratoj ky parlament i improvizuar duke zgjatur krizen aktuale.
Këto debate midis kryetarit të shtetit dhe qeverisë kurre nuk do të egzistonin nqs sot do kishim Mbretin në krye te shtetit ashtu siq e kerkoj populli në 1997.

2-Anti-KÇK dhe OFL
.
Çeshtja e luftës kunder krimit është çeshtje vullneti politik dhe jo çeshtje e vakumit që sjellë kuadri ligjor.
Krimi, politika, drejtësia dhe policia deri sot kanë qenë në simbiozë me njëra tjetrën.
Paketa Anti-KÇK është në vetvete
Justifikim dhe propogandë e mazhorancës në lidhje me përmasat që ka marrë krimi sot, eshte presion ndaj kujtdo që kërkon të dalë nga rreshti autoritar kryeministror dhe gjithashtu përbën rrezik reabilitimi pasuror të krimit tē organizuar.

3-Faktori ndërkombëtar për krizën aktuale.
Eshte shumē e rendesishme që “gishti te vendoset tamam mbi plage” per të ndihmuar në ndëshkimin e shkaktareve te vertete te kesaj krize, te kesaj gjendje te rende ku gjendet vendit yne.
Rol të pazëvendësueshëm si gjithmonë ka ambasada amerikane tek ne.

4-Aksioni opozitar.
Ka bere të mundur, kjo sipas sondazheve të fundit, që të kemi rritje të numrit të votuesve ne favor te opozites.
Pas 30 qershorit ndoshta ne si opozitë duhet te ishim me aktiv me qēllim që të përshpejtonim zgjidhjen e kësaj krize.
Nqs mazhoranca qeverisese eshtë shkaktare e kesaj gjendje të rendë ekonomike dhe institucionale, opozita mban pergjegjesi per zgjatjen e kētij kolapsi, prandaj duhet të bëj të pamunduren, me çdo lloj forme largimin nje ore e më pare të kësaj qeverije duke ju ardhur ne ndihme qytetarëve të vet.
Per ketë kerkohet reformë zgjedhore funksionale, transparencë opozitare dhe platforme e qartë qeverisëse besuese për popullin.
Besimi ndaj kësaj mazhorance ka humbur, por duhet te kthehet me shume shpresa se kjo opozite mund te drejtoje vendin.
Vetë ne si PLL, jemi në krah të opozites se bashkuar, me qellimin piksēpari për ndryshim të kodit zgjedhor duke ndryshuar sistemin aktual zgjedhor, largimin e kësaj qeverisje me zgjedhje të parakohshme, gjithashtu ne do të kerkojme dhe këmbëngulim që të kemi vendin që na takon në tryezen opozitare të djathtë, këto për sa më sipër do shihen në vazhdimēsi dhe po ne vazhdimësi në funksion te tyre do shihen edhe qendrimet tona.

5- Zgjedhje të perakohshme
.
Varet nga kryeministri dhe shkalla e intensifikimit të aksionit opozitar i mbeshtetur ky aksion edhe nga vetë populli.
Por gjendja e rende ekonomike ku jemi, shkaterrimi i biznesit, humbja e shpreses duke detyruar largimin e gjithe shqiptareve jashte vendit te tyre, per çdo politikan që ka sado pak vullnetin për të bërë mirë për popullin e vet, do të e kalonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhje tē parakohshme, me politikanë normal, në një shtet demokratik në këto kushte ku jemi duhet të ketë.
Njerëzit duhet të besojnë tek më e mira.
Vetëm mbretëria kushtetuese do e qetësonte ketë komb.Faleminderit.

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…