Feb 23, 2020

Legalistët, Axhami: Të shqetësuar nga largimi i rinisë nga vendi, ja mekanizmat që propozojmë Featured

Kreu i Legalistëve Z. Shpëtim Axhami, përmes një komunikimi ka deklaruar se kërkon “Rinia pjesa më vitale e shoqërisë. Integrim i saj për të mos u larguar”.

Sipas tij, Partia Lëvizja e Legaliteti e shikon me shqetesim te madh dhe si një fenomen shqetësues kombëtar largimin e rinisë jashtë vendit.

Gjithashtu, hezitimi i krijimit të familjeve të reja, rënia e numrit të lindjeve në çifte kanë bërë që vendi te shpopullohet, të kemi ulje të numrit të popullsisë dhe për rrjedhojë plakje të shoqërisë të sotme.
Te gjitha këto e kanë shkakun tek niveli i ulet ekonomik, te pamundesia e integrimit të të rinjëve në tregun aktual, te pasiguria e punësimi dhe e jetesës së perditshme kjo si rezultat i politikave jo të drejta të ndjekura deri sot nga qeveritë të ndryshme, sidomos kjo aktualja e sotme.
Për PLL, eshtë qëllim në vetvete këmbëngulja përballë çdo lloj qeverisje per një plan kombëtar per integrimin si duhet të rinisë në jeten e perditshme, me punësimin e tyre dhe me subvensionimin nëpërmjet buxhetit të shtetit me grande për të ju krijuar mundesi biznesi privat dhe sigurimin e minimumit jetik per çdo familje te re të krijuar.
Qellim ne vetvete per ne do të jetë.
Jo largim-Integrim

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…