May 18, 2021

Kryetari i PLL z.Axhami. Një regjim i kriminalizuar shkel çdo standart demokratik për pushtet. Featured

PERPARA NJË REGJIMI TË KRIMINALIZUAR NUK ESHTE E LEHTE TE FITOSH ZGJEDHJE
NE MENYRE DEMOKRATIKE!

Gjithçka ishte e inskenuar hap pas hapi dhe çdo institucion shtetëror si një makineri vjedhjeje e manipulimi u vu në shërbim të deformimit të vullnetit qytatarë.

Kjo për fatin e keq nisi nga institucionet me të larta shtetërore të cilat në një shtet
demokratik duhet të luajnë thjeshtë rolin e tyre të pavarur kushtetues.
Filloj nga parlamenti, gjysmak dhe i formatuar çuditerisht i cili ndryshoj kushtetutën, miratoj ligje e kod zgjedhor thjesht si i tha PS dhe KM Rama e të gjitha keto në dëm të opozites.
Qeveria përdori të gjithë makinerine e saj me të gjitha mënyrat duke bëre që votuesi të gënjehej, intimidohet dhe shumë prej tyre edhe të blihen, te ju vidhej identiteti e te hutohen para nje flete votimi absurde i perndjekur prej patronazhisteve.
Drejtësia, hap çeshtje e mbyll çeshtje, liro me kusht e dëno pa kusht, OFL e shumē të tjera toleruan element të ndryshëm te krimit të cilët u vunë në sherbim të vjedhjes, blerjes e manipulimit votës.
KRIMI i lidhur me shtetin, me para droge e prostitucioni bleu vota dhe ushtroj presion ne çdo lagje, fshat e qytet, QV dhe QN, qytetaret dhe ata qe ishin caktuar per administrimin e zgjedhjeve ishin nen presion e frike e te pa mbrojtur nga vete shteti.
Të gjithe qytetarët ishin pregatitur për ndryshim dhe ishin të bindur se ai do vinte.
Por fatkeqesisht kjo nuk ndodhi.
Perballe një regjimi të kriminalizuar nuk ka se çfarë bën askush e fitorja te vi ne menyre te paster e demokratike, prandaj nuk e beri dot as edhe nje koalicion i parapërcaktuar djallëzisht me ligj se si do të formatohej ai.
Gjithcka nje dite para votimit dukej e zymte dhe ne heshtje po dukej se shteti ishte kapur nga partia shtet per te siguruar pushtet.
Analize, hetim zgjedhjesh, forcë, bashkim për te bere të mundur mposhtjen e ketij regjim, kjo kerkohet sot me teper se cdo gje tjeter.
E drejta dhe liria e votes, shprehja lirshem e vullnetit nga cdo qytetar, mos tjetersimi i votes jane thelbi i nje shteti demokratik, prandaj nuk duhet te perulemi dhe te heshtim perpara nje regjimi qe kerkon dhe mban pushtet me vota te vjedhura e qe shkel hapur standartet demokratike.
Faktet e masakres zgjedhore e te krimit zgjedhor qe po dalin cdo dite kjo, duke u nisur edhe nga raporti perfundimtar i OSBE (i bindur se do te jete teper kritik) duhet te na vere perballe nje aksioni kembengules te ri opozitare NE EMER TE VOTES SE LIRE me qellimin e riberjes sa me shpejt te zgjedhjeve duke larguar perfundimisht kete qeverisje e per te mos pritur padrejtesisht edhe kater vjet.
Ky fakt vjedhjeje duhet te bashkoje dhe shqetesoje shume faktor te brendshem e te jashtem, ndihmes keto per vendosjen e standarteve te reja demokratike, duke larguar sa me shpejt kete regjim te dobsuar dukshem nga ky fakt vjedhjeje i lirise se votes.
NDRYSHE JEMI TE HUMBUR TE GJITHE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET!
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…