Te jesh idealist do te thote te perkrahesh, te besosh dhe kontribosh pa asnje kusht per idealet e programet qe ti beson dhe i pranon, te mos shitesh e te mos tundohesh para asnje shantazhi apo joshje.
Sot pas 30-vitesh pluralizem ka shume prej tyre qe kane qendruar te palekunder ashtu si edhe u shprehem me siper, para idealeve te se djathtes shqiptare riorganizuar kjo pas viteve ‘90.
Fatkeqsisht shume prej tyre u zhgenjen gjate kesaj periudhe pasi iidealet e djathta u tradhetuan e u tjetersuan nga shume subjekte politike dhe shume lider te ketyre subjekteve te djathta te cilet shpeshhere devijuan dhe neperkemben votbesimin e marre.
Ky zhgenjim ka bere qe shume prej ketyre idealistevd te djathte te demotivohen e ta shikojne gri te djathten shqiptare, por pa u lekunder ne idealet e tyre te djathta.
PLL mbetet subjekti me qendrueshmeri programore ne thelb te djathte, pa u tunduar para asnje allishverishi apo makinacioni politik momenti.
Ky subjekt politik ka ditur te mbroj programin dhe ka zbatuar ne menyre fanatike statutin e saj duke lejuar nje demokraci te brendeshme me respektim te cdo afati statutor ne ridimensionimin here pas here te vetvetes.
Ajo ka ditur te qendroj stoike si nje subjekti vertete i djathte politik ashtu si edhe i takon asaj.
Prandaj cdo idealist i djathte e i zhgenjyer duhet te i bashkohet organikiaht strukturave te PLL duke pranuar edhe programin e saj politik.
Kjo do te bente qe ky idealist ne nje moment te dyte te mos mbetej perseri i zhgenjyer si deri tani.
Besimin dhe kenaqesin e kontributit per te djathten shqiptare brenda strukturave te PLL e ben kauza mbreterore e saj dhe vete Princi Leka II si trashigimtare i vetem i Fronit Mbreteror.