Jan 10, 2022

Legalistët në SHBA, memorial në ndeeim të Gjeneral Abas Kupi. Featured

Patriotët shqiptarë nderuan Gjeneral Abas Kupin në 46 vjetorin e ndarjes nga jeta !
Nju Jork

Partia “Lëvizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-së, në bashkëpunim me familjen Kupi, miq, media, veprimtarë, patriotë të spikatur në diasporë, organizata e shoqata, u mblodhën te varri i Gjeneral Abas Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens; për të përkujtuar 46 vjetorin e vdekjes së një prej udhëheqësve më të shquar të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 Prillin e 1939-tës, themeluesit të Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit dhe kryetarit të nderit të saj, Gjeneral Abas Kupit.
Abaz Kupi lindi në Krujë më 1892.

Arkivi i Shtetit e përkujton ndër të tjera Gjeneral Kupin: "Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll. Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. Rikthehet në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-së. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.

Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…