Jan 10, 2022

SHBA. Memorial në nderim të Abaz Kupit, përshëndetje dërguar nga kryetari PLL z.Shpëtim AXHAMI. Featured

Kryetari i PLL se, Z. Shpetim Axhami, pershendet aktivitetin perkujtues rreth figures se Gjeneral Abaz Kupit te organizuem nga legalistet ne SHBA.

ATY KU E KËRKONTE INTERESI I KOMBIT, ATY GJENDEJ GJENERALI ABAZ KUPI.

Shpëtim AXHAMI
Kryetar i PLL.

I nderuar Kryetar i PLL SHBA z.HAKIK MENA
Te nderuar pjestar të familjes Kupi e të gjithë ju të pranishëm të tjere;
Kam nderin që në emrin Tim personal dhe në emër të Kryesisë së PLL të ju pershëndes në këtë tubim të përvitshëm të organizuar prej jush në nderim të figures të heroit tonë kombetar, udhëheqësit të rezistences antifashiste me 7 Prill 1939, krijuesit të OKLL dhe besnikut për gjithmone te Mbretit Zog I, Gjeneral Abas Kupit.

Paraardhësit tanë nacionalist, mbretëror, legalist të organizuar nëpërmjet Partisë Lëvizja Legaliteti në Amerikë kanë mbajtur gjalle frymen mbreterore-zogiste dhe kanë kontribuar jo pak për çeshtjen kombëtare pēr vite me radhë gjate diktaturës më të egër komuniste të vendosur ne Shqiperi pas vitit 1944.

Sot, përsëri duket qartë se ne, pasardhësit e atyre siç ishte edhe Abas Kupi, duke i kujtuar këto figura kombëtare jemi ata që mendojmë dhe të bashkuar mund e duhet të kontribojmë që ideali dhe kauza e tyre të bëhet realitet, e për këtë mundësitë dhe hapsirat tani janë më të mëdha.

Jemi ne ata, si pjesa më e shëndoshë e së djathtës, pjesa e trashigimnisë më fisnike, patriotike dhe intelektuale që nëpërmjet programit dhe kausës tonë kemi ditur të qeverisim e të bëjmë shtet.

Prandaj, sot, më shumë se kurdoherë tjetêr duhet të bashkojmë çdo potencial tonin për të i ardhë në ndihmë vendit dhe kombit për ta nxjerrë nga kolapsi dhe tranzicioni i gjatë që e ka mbërthyer jo vetëm me një nivel të ulët ekonomik e të pa integruar, por më fatkeqja eshtë se Shqipëria po zbrazet dhe po plaket e bashkimi kombtar po duket larg.

Ajo që ju organizoni çdo vit duke perkujtuar figuren e Gjeneral Abaz Kupit, na nderon të gjitheve, na bën optimist, na jep kurajo dhe na motivon në punën tonë të përditshme për të bërë atë që ne na takon sot në ditë paqe e jo në ditë lufte e diktature si edhe të parët tanë e bënë me6 nder e sakrificë.

Kjo merr vlera të vecanta, aq më teper duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli ka luajtur Ai përgjate gjithe jetes së Tij, në interes të kombit shqiptar.

Aty ku e kerkonin intersat e kombit, aty gjendej gjeneral Abaz Kupi.

Deri ne 1924, gjatë viteve më të turbullta ku vendi ynë gjendej, Abaz Kupi mori pjese aktive në të gjithë luftrat kundër okupatoreve që donin tjetersimin e trojeve tona kombtare.

Deri ne 1939 sherbeu si komondant xhandarmarie duke u berē besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombetare me frymë bolshevike e të iniciuara nga qarqe të errta antishqiptare, organizuara këto kunder qeverisjes të Mbretit Zog.

Me 7 Prill 1939 nën besimin e Mbretit Zogu I organizoj rezistencën ndaj okupatorit fashist, duke treguar se kush ishte në të vertete qendrimi i mbretërisë shqiptare ndaj këtij pushtimi të zi që ndryshoj për keq fatet e Shqipërisë e të shqiptarve.

Gjate LDB bashkë me forcat e tij kerkonte nje bllok të perbashket antipushtues kombetar kjo duke qenë fillimisht një ndër organizatirët kryesorë të Konferencës së Pezës e më vonë organizatir dhe ndermjetës kryesor i Marreveshjen e Mukjes.

Tradhetia që ju bë kesaj marreveshje prej komunistëve me nderhyrjen e jugusllaveve duke e kthyer luftën çlirimtare në luftë civile kunder nacionalistëve e kjo vetëm për pushtet, beri që Abaz Kupi të vazhdonte luften nen direktivat e focave aleate.

Duke u nisur nga kjo, nën frymen e Triumfit tē 1924, Abas Kupi, s’bashku me shumë nacionalist e patriot të tjerë, krijoj në Nentor të vitit 1943 formacionin politiko-ushtarak OKLL sot PLL.
OKLL kërkonte, veç të tjerave, në programin e saj një Shqipëri etnike me Kosovë e Çamëri, mbret e mbeshtetje tek forcat perendimore aleate.

Pas LDB, dihen pasohat dhe si rrodhën ngjarjet, Abaz Kupi në ekzil i ka qendruar gjithmonë besnik Mbretit Zog dhe filozofise zogiste, ku gjithe kontributin dhe mundin e Tij ja kushtoj “Levizjes Legaliste” dhe programit të saj.
Abas Kupi mbetet me të drejtë kryetar i perhershem i PLL, Ai ishte aktivist i Komitetit “Shqiperia e Lire “ dhe president i projektit “Valualba” etj .

Familja e Abaz Kupit, u persekutua e u internua nga regjimi komunist, por qëndroj e fortë e me dinjitet pa i’u nënshtruar asnjëherë ndaj këtij regjimi antikombetar diktatorial serbo-sllav.

Me mirkuptimin tuaj, po e mbyll këtë përshëndetje për ju pasi sado dhe çfardo të themi në lidhje me figurën e Abas Kupit përsëri ngelet shume pa thenë për kush ishte dhe çfarë vlerash kishte Abaz Kupi, si atdhetar e nacionalist dhe sa e rendesishme ishte figura e Tij si mbreteror-zogist-legalist.

Respekte dhe mirënjohje për organizatorët e këtij tubimi dhe gjithashtu falenderime për punen dhe ndihmën tuaj si drejtues dhe përfaqêsues të Partisë Lëvizja e Kegalitetit SHBA.
I përjetshëm kujtimi i Gjeneral Abas Kupit.??

Perzemersisht në emër të Kryesise së PLL
Kryetar
Shpetim Axhami.
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…