AKTUALITET

Kandidati i ASHM, Ted Kopliku, vijon takimet me banorë të qytetit të Shkodrës: Madhështia e këtij qyteti qëndron te historia dhe vlerat, dua të jem një hallkë e këtij zingjir ndër breza

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Shkodres, Ted Kopliku vijon me takimet e tij elektorale, duke siguruar një mbështetje të gjerë.

Ai zhvilloi ditën e djeshme një takim, ku ndër të tjera nënvizoi vlerat dhe madhështinë e Shkodres, e cila ndër shekuj ka qëndruar stoike dhe e ankoruar në këto vlera.

Më tej, pjesëmarrës të ndryshëm teksa janë ndalur në profilin e kandidatit Kopliku, duke veçuar vlerat e tij qytetare dhe intelektuale, kanë bërë thirrje për të votuar nr.1, si alternativën e shpresës si dhe për të mbështetur vlerat e tyre përfaqësuese.

Postimi i plotë

Madhështinë ky qytet e ka te historia e tij, te traditat dhe te vlerat. Jeni ju garantët ndër shekuj që Shkodra qëndroi e ankoruar te këto vlera. Du të jem një hallkë e këtij zinxhiri ndër breza. Pjesë e legjendës ku qyteti sa herë shembej, banorët e saj ishin gjithmonë gati me ba sakrificat ma sublime që ai të rindërtohej dhe të qëndronte në përjetësi. #shkodraeperjetshme