POLITIKË

Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri ka rënë! Koha për të ndëshkuar korrupsionin e tyre!

Partia Lëvizja e Legalitetit

Arrestimi i Erion Veliajt shpreh qartë se korrupsioni ka mbuluar këtë mazhorancë në çdo nivel dhe institucion qoftë në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror. Pas këtij korrupsioni që ka depërtuar në sistem, qendron vetë KM Rama, i cili, pas daljes në dritë të çdo afere korruptive, e injoron situatën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Është koha që qytetaria e organizuar të reagojë ndaj kësaj mazhorance korruptive, sot duke kërkuar largimin e kësaj qeverie të saj dhe nesër duke e ndëshkuar atë me votë, gjithmonë në bashkëpunim me faktorët politikë të djathtë opozitarë, të cilët operojnë brenda një organizimi të veçantë, të pa përfshirë në këtë korrupsion dhe maskaradë politike dhe që shtron vlerat themelore në çdo drejtim.

Partia Lëvizja e Legalitetit mbetet gjithmonë një forcë politike që mbështet forcimin e shtetit të së drejtës dhe një sistem drejtësie të pavarur nga ndikimet politike, i cili ndëshkon çdo akt të korrupsionit – pa marrë parasysh se kush dhe sa fuqishëm është i veshur ai me pushtet.