AKTUALITET

Kjo qeveri ka zënë rrugët për shqiptarët, të heqim qeverinë e të hapim rrugët tona!

Kjo qeveri ka zënë rrugët për shqiptarët, të heqim qeverinë e të hapim rrugët tona!
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Lëvizja e Legalitetit ka ndjekur dhe mbështetur protestat e drejta të banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës këto ditë të fundit, protesta këto kundër izolimit të tyre nga qeveria.
Banorët e zonës së Krujës dhe të Fushë Krujës nuk kanë ndërmend të ndalen në kërkesat e tyre, për hapjen e rrugës së bllokuar.
Pas protestave të zhvilluara gjatë fundjavës, ata kanë lajmëruar se do të mbajnë një tjetër protestë, këtë herë, ditën e enjte në orën 18:00, sërish tek rrethrrotullimi i Thumanës.
PLL, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe kryesisht strukturave të saj në këto zona dhe zonat përreth të gjithë në protestë në mbështetje të një të drejte kunder izolimit gjeografik që qeveria po ju bën këtyre zonave.
TË HEQIM QEVERINË QË TË HAPIM RRUGËT TONA!