AKTUALITET

“Koha për ndryshim është tani”, kryelegalisti Shpetim Axhami thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi! Koha nuk pret. Nesër mund të jetë vonë!

Shpetim Axhami, kryetar i PLL

Koha për ndryshim është tani!
Të bashkohemi!
Koha nuk pret. Nesër mund të jetë vonë.
Të mos tundohemi, të mos shitemi e të mos frikësohemi – as nga patronazhistët, as nga pushtetarët, as nga qeveritarët apo nga çdo sahanlëpirësit tjetër i radhës i kësaj qeverie.
As në ditët më të errëta të diktaturës nuk jemi përkulur, sepse të tillë ishim të parët tanë – dhe i tillë është edhe gjaku e geni ynë, është ADN-ja jonë!
Prandaj sejcili prej nesh, çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë e çdo ditë që na ndajnë deri më 11 Maj duhet ta shfrytëzojmë – dorë më dorë, derë më derë, nga një tryezë në tjetrën, nga një bisedë në tjetrën – për të zgjuar dhe ndërgjegjësuar shqiptarët. Se koha për ndryshim është TANI.
Duke votuar koalicionin me
NR. 1 – Aleanca për Shqipërinë Madhështore!
Le të bashkohemi në votë, le të lëmë mënjanë çdo hatërmbetje apo rezervë politike e personale – duke këmbëngulur për një reflektim të nesërm, në zgjidhjen me mirëkuptim të çdo problemi e vondosjen e çdo standarti të duhur, kjo me një qeverisje tonën të re!
Të bashkohemi në votë duke votuar NR 1, vetëm kjo është mënyra për ndryshimin që duhet të e sjell 11 Maji.
Çdo votë e shpërdoruar apo e hedhur kudo tjetër, çdo hezitim apo neglizhencë e jona sot është oksigjen për zgjatjen e këtij regjimi të Edi Ramës.
Mos lejoni që nesër të pyesim veten: “Kush qenë në të vërtetë qyrykët?”