AKTUALITET

KREU LEGALIST SHPETIM AXHAMI: EDHE NË THETH, LIGJI 7501 – THELBI I SHERRNAJAVE DHE PADREJTËSIVE!

Shpetim Axhami, kreu i PLL

EDHE NË THETH, LIGJI 7501 – THELBI I SHERRNAJAVE DHE PADREJTËSIVE!

Ligji 7501, i miratuar në vitin 1991, mbetet një nga padrejtësitë më të rënda ndaj shtresës së pronarëve të vjetër shqiptarë.Shteti u bë pengesë, duke zvarritur procesin e kthimit të pronave përmes burokracisë, korrupsionit dhe vendimeve selektive.

Për rrjedhojë në vend që t’u kthehej prona, pronarëve iu ndalua ndërtimi me leje, iu shkatërrua trashëgimia dhe shumë prej tyre panë tokën e tyre të grabitet nga pushtetarë, trafikantë dhe oligarkë tashmë këto të majmur me paratë e korrupsionit e krimit

Ishte një parashikim i hershëm dhe i qëllimshëm nga ata që votuan dhe lanë në fuqi Ligjin 7501:
‘Mos t’ua kthejmë pronat, ta zvarrisim këtë proçes, sepse një ditë, ato prona do t’i bëjmë tonat. Ne do të jemi pronarët e rinj në vend të të vjetërve, vetëm ne do të kemi të drejtë të ndërtojmë si të duam dhe ku të duam…”

Fundi sherrnajave do vij me…
Shfuqizimin e Ligjit 7501 dhe me themelimin një Gjyqësori të Pavarur për Çështjet e Pronës, i ndarë nga ndikimi politik.
Drejtësia për pronën është kusht për paqe sociale, zhvillim ekonomik dhe besim në shtetin ligjor!