AKTUALITET

Kreu legalist, uron shqiptarët për Vitin e Ri

Kreu legalist, Shpëtim Axhami uron shqiptarët për Vitin e Ri, 2026!

Miq të dashur!

Me rastin e Vitit të Ri 2026, ju përcjell urimet më të përzemërta për shëndet të plotë, paqe në familje dhe mbarësi në çdo hap të jetës suaj.

Viti që lamë pas ka qenë një vit sfidash, por edhe reflektimi për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku. Le të jetë Viti i Ri 2026-të një vit viti i shpresës, i përgjegjësisë qytetare dhe i bashkimit rreth vlerave që na bëjnë më të fortë si komb: drejtësia, dinjiteti, liria dhe atdhedashuria.

Le të punojmë së bashku për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe me perspektivë për brezat që vijnë, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe shteti i shërben qytetarit.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen!