Kryelegalisti Shpetim Axhami përkujton 26 vjetorikën e Çlirimit të Kosovës
Urime Dita e Çlirimit të Kosovës!
12 Qershor 1999 – 12 Qershor 2025
26 Vite Liri, Mirënjohje dhe Qëndresë Kombëtare
Sot, përkujtojmë me krenari Ditën e Çlirimit të Kosovës, një datë që shënon kthesën historike për mbarë kombin shqiptar.
Më 12 qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe i dhanë fund dhunës e spastrimit etnik, duke sjellë shpresën dhe lirinë për një popull që kishte luftuar me dinjitet për ekzistencë.
Sot, ne nderojmë me përulësi dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjtë që dhanë jetën për lirinë e atdheut, dhe të gjithë ata që qëndruan në frontin e rezistencës.
Mirënjohje të përjetshme aleatëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve mike që qëndruan në krah të drejtësisë.
PLL mbetet e përkushtuar ndaj bashkimit kombëtar, vlerave të demokracisë dhe forcimit të shtetit shqiptar kudo në trojet tona etnike.
Lavdi Dëshmorëve!
Nderim Çlirimtarëve!
Gëzuar Kosovë, përjetësisht e lirë dhe gjithmonë krenare!