Kryetari i PLL, Shpetim Axhami, së bashku me LTM Princ Lekën vizitë urimi pranë Komumitetit Mysliman Shqiptar
GËZUAR FITËR BAJRAMIN!
Sot, me rastin e Fitër Bajramit, pata kënaqësinë që, së bashku me LTM Princ Leka II, të bënim një vizitë urimi pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për t’i shprehur urimet tona Kryetarit të këtij komuniteti, H. Bujar Spahiu, me rastin e kësaj dite të bekuar.
Për të gjithë besimtarët myslimanë, uroj paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe jetën tuaj. Qoftë zemra juaj e mbushur me dashuri dhe bujari për të gjithë ata që ju rrethojnë. Allahu ju bekoftë me shëndet, lumturi dhe begati të pafundme!