AKTUALITETPOLITIKË

KTHIM TEK RRËNJËT – FRYMË LEGALISTE!

VAZHDON PROJEKTI, KTHIM TEK RRËNJËT – FRYMË LEGALISTE!

Kujtojmë & Vlerësojmë

Pas zhvillimit në qytetin e Shkodrës të aktivitetit të parë në kuadër të projektit kombëtar “Kthim tek rrënjët – Frymë Legaliste” aktivitet ky në përkujtim dhe vlerësim me mirënjohje për të gjithë ata që shkruan dhe ndërtuan historinë e lavdishme shtetformuese të shtetit shqiptar, ky projekt do të nis të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Projekti “Kthim tek rrënjët – Frymë Legaliste” do të vijojë në qytete të ndryshme të vendit, duke u kthyer ky në një platformë të qëndrueshme për kujtesën tonë historike dhe në funksion të përbashkimit tonë legalist si qendër e së djathtës tradicionale konservatore shqiptare gjithmonë në shërbim të interesit kombëtar dhe atij qytetar.

Ndërkohë vazhdon ngritja grupeve të punës që do të merren me identifikimin e personaliteteve që meritojnë të vlerësohen dhe dekorohen, dhe gjithashtu do të merren me organizimin e aktiviteteve të ardhshme, fillimisht këto në Qarkun e Korçës dhe Elbasanit dhe më vonë në çdo qytet dhe qendër qarku tjetër.

Ta bëjmë shtetin tonë të së drejtës sipas filozofisë zogiste nën moton e Mbretit Zog I,
“Atdheu Mbi të Gjitha”