Kur besimi triumfoi mbi errësirën!
Kur besimi triumfoi mbi errësirën!
Më 16 Nëntor 1990 u rihap Xhamia e Plumbit në Shkodër, një ditë e shënuar që solli dritë dhe shpresë në zemrat e shqiptarëve, shoqëria jonë nisi të rikthejë qetësinë shpirtërore që i kishte munguar për dekada.

Besimi fetar është një e drejtë themelore për çdo njeri. Bashkëjetesa fetare në Shqipëri mbetet një nga vlerat tona më të mëdha kombëtare, një pasuri që e kemi ruajtur me shekuj.
Besimi në Zot forcon dashurinë për familjen, rrit përgjegjësinë ndaj shoqërisë dhe e mban njeriun të pastër, larg çdo fenomeni të dëmshëm shoqëror dhe çdo ideologjie që, për interesa të ngushta, synon të cenojë familjen, shoqërinë dhe kombin.
Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona, traditave tona dhe identitetit tonë.
