Larg bashkëpuntorët e ish-Sigurimit të Shtetit!
Larg bashkëpuntorët e ish-Sigurimit të Shtetit!
Sot Projekt-Rozolutë në Kuvendin e Shqipërisë.
Mundësi për të hap rrugën e pastrimit të parlamentit prej bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit
Sot në seancën plenare të datës 25/7/2024 të Kuvendit pritet miratimi i PROJET-REZOLUTËS
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË AUTORITETIT PËR INFORMIMIN
MBI DOKUMENTET E ISH- SIGURIMIT TË SHTETIT PËR VITIN 2023.
Ndlr të tjera, sipas kësaj projekt rozolutë Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të angazhohet edhe në këto dy drejtime:
Pika 3. Të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” e “Mezini”.
Pika 4. Të bashkëpunojë me KQZ për ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor ekzistues lidhur me
integritetin e zyrtarëve, Kodit Zgjedhor, apo ligjit për partitë politike në përputhje me
standardet ndërkombëtare dhe të angazhohet për verifikimin e të gjithë kandidatëve në
zgjedhje.
Ky miratim siç shihwt i hap rrugë asaj që ne si parti politike kemi kërkuar në vazhdimësi:
PLL kërkon dhe mbështet çdo nismë dhe veprim konkret të çdo institucioni apo komisioni përlamentar për të arritur sa më shpejt që:
1-Në ligjin për Partitë Politike duhet të parashikohet që çdo kryetar partie, drejtues i lartë saj, të pajiset me çertifikatë pastërtie nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit
2- Në ligjin zgjedhor, ku priten ndryshime, të parashikohet përjashtimi nga çdo kandidim i punonjësve dhe bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
3- Të riverifikohen çdo zyrtrarë i paisur më parë me çertifikatë pastërrti nga komisionet “ Bezhani” dhe “Mezini”
PLL mbështet çdo insiatëvl dhe hap konkret të çdo institucioni për arritjen sa më shpejt të asaj që si më sipër ne si forcë politike kërkojmë.
Sigurimi i shtetit ishte makineria, që me format dhe metoda më monsturoze, ndikoj jo pak në mbajtjen në këmbë të diktaturës komuniste duke mundësuar vrasje, burgime, internime dhe persekutime.
Ish-punonjësit dhe bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit arritën që në këtë periudhë pluraliste, kjo e pafalshme, e rrëzikshme dhe me pasoja të dukshme deri më sot, të futen në parlament, qeveri e çdo institucion tjetër kushtetues.
Është momenti që të bëhemi bashkë e të i japim fund, kjo ligjërisht, mbajtjes akoma në skenën politike dhe qeverisëse të kësaj pjese të rrëzikshme të shoqërisë.
Larg ish-Sigurimit të Shtetit!