“Le ta bëjmë Shqipërinë përsëri madhështore”, kryelegalisti Axhami takim elektoral me 4 Maj në Postribë
Kreu i PLL Shpetim Axhami, përmes profilit facebook ka njoftuar se me datë 4 maj 2025 do të jetë në një takim elektoral në Postribë, pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Mesit”.
z. Axhami, teksa u ka bërë thirrje mbështetësve të PLL të qarkut Shkoder, të mblidhen në përkrahje të kandidatit të ASHM-së Ted Kopliku, ka shpjeguar dhe arsyen e këtij takimi elektoral në Postribë, të cilëm e quan tokë të rezistencës dhe e luftrave për mbrojtjen e territoreve etnike ndër shekuj.
Postimi i plotë:
Të dielën, më datë 4 maj 2025, ora 18:00, Partia Lëvizja e Legalitetit organizon një takim elektoral në Postribë, Shkodër. Vendtakimi: në qendër, pranë Urës së Mesit!
Ejani të gjithë në mbështetje të kandidatit tonë, Ted Kopliku!
Postriba, tokë e rezistencës dhe e luftërave për mbrojtjen e territoreve tona etnike ndër shekuj!
Postriba, djep i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, vendi i burrave fisnikë dhe familjeve me tradita, aty ku nisi kryengritja e parë antikomuniste — dhe nga ku do të nisë edhe ndryshimi i madh!
Le ta bëjmë Shqipërinë përsëri madhështore!
Ejani të gjithë! Të bashkuar për të përmbysur këtë regjim dhe për t’i kthyer vendit dinjitetin dhe shpresën!