Mblidhet kryesia e PLL, analiza dhe vendime/ Zgjrdhjet u manipuluan nga maxhoranca!
Mblidhet Kryesia e PLL – Vendime të rëndësishme për të ardhmen politike
Në këtë takim të radhës të Kryesisë të Partisë Lëvizja Legaliteti veç të tjerave u diskutua dhe u morën vendime në lidhje me dy pika kryesore të rendit të ditës të cilat ishin,
a-Analiza për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025
b-Situata politike në vend, pozicionimi dhe politika drejtuese organizative e partisë në vazhdimësi etj.
PLL konfirmon që zgjedhjet e fundit u manipuluan rëndë nga mazhoranca, duke përdorur pa kufi makinerinë shtetërore dhe mjete të paligjshme nga më të ndryshmet për të deformuar vullnetin qytetar. Bashkë me Kodin Zgjedhor, më antidemokratiku i mundshëm, ishte ky manipulim shkaku kryesor i këtij rezultati të marrë në këto zgjedhje.
Për ne, brenda koalicionit “Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”, u evidentuan edhe gabime të ndryshme, formulimi i listave të përbashkëta, performanca jo e duhura dhe mungesë e angazhimin sa dhe si duhet e disa kandidatëve, pjesë këto e listave në pozicionin i mbyllur apo i hapur, ishin gjithashtu edhe këto shkaqe të tjera që ndikuan në këto rezultate në qarqe.
PLL, pjesë e listave të përbashkëta të koalicionit ASHM, edhe pse mori nën siglën e saj rreth 27.000 vota preferenciale dhe me dakortësi siguroi një mandat deputeti, duke treguar një rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ka bindjen se potencialet e saj dhe besimi qytetar për ne duhet dhe është më i madh se ky aktuali.
Në vijim, pa humbur kohë, në funksion të zgjedhjeve të pjesshme vendore dhe zgjedhjeve vendore të ardhshme për çdo bashki, PLL, në bazë udhëzimit për çdo degë, do të nisë riorganizimin e strukturave lokale, kjo për tu përfaqësuar bindshëm e vetme në këto zgjedhje. Në degë specifike me shtrirje të gjërë dhe me një shpërndarje demografike të atillë ku është parë vështirësi organizative në punën tonë do të ketë një organizim strukturor ndryshe nga deri më sot.
Në muajin shtator nis gjithashtu, projekti i i PLL:
“Familjet Zogiste – Baza dhe Thelbi i të Djathtës Konservatore”,
duke theksuar rolin historik dhe aktual të tyre në forcimin e PLL dhe organizimin në tërësi të së djathtës shqiptare në vazhdimësi, me bindje për një qeverisje të saj sa më parë.
#PLL
#Legaliteti
#MbretëriaShqiptare
#EArdhmjaKonservatore
#Zgjedhjet2025
#FamiljetZogiste