Mbreti Zog, ja si e përshkruan nipi i tij, Princ Leka
Mbreti Zog, ja si e përshkruan nipi i tij, Princ Leka:

Zogu ishte fëmija i tretë i Xhemal Pashë Zogollit dhe djali i parë me bashkëshorten e tij, Sadije Toptani.
Pas ndërrimit jetë të babait në vitin 1908, Zogu u bë trashëgimtari i krahinës së Matit, duke u zgjedhur nga këshilli i pleqve të fisit, në vend të vëllait më të madh, Xhelal Bej Zogolli. Nëna e Zogut – Sadije Toptani, do të këmbëngulte që ai të arsimohej në gjimnazin Gallata Sarai në Bejoglu, Stamboll. Arsimimi i tij jashtë vendit e mbajti atë të sigurtë nga intrigat politike klanore.
Në vitin 1912, Zogu u rikthye në Shqipëri dhe udhëhoqi lëvizjen kryengritëse të krahinës së Matit ndaj xhonturqve. Gjatë kësaj kohe Zogu do të luftonte gjithashtu edhe kundër një ushtrie tjetër pushtuese, asaj malazeze, në zonën e Kakarriqit, duke fituar reputacion si lider ushtarak.
