Mbreti Zog, simbol i burrërisë dhe krenarisë matjane.
Si Shqipëtarë, ndihemi krenar për figurën e Ahmet Zogut, burrit të shtetit që i dha Shqipërisë dinjitet dhe drejtim në kohët më të vështira.

Ai u ngrit nga zemra e Matit për t’u bërë një udhëheqës që modernizoi vendin dhe mbrojti identitetin kombëtar me guxim. Vendosmëria dhe vizioni i tij e bënë Shqipërinë më të fortë dhe më të respektuar. Emri i tij sot mbetet simbol i qëndrueshmërisë, burrërisë dhe krenarisë sonë matjane.
