Histori

Më 8 tetor 1895 lindi Ahmet Zogu, një nga figurat më të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme në historinë e Shqipërisë.

Më 8 tetor 1895 lindi Ahmet Zogu, një nga figurat më të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme në historinë e Shqipërisë. Nuk ka historian, akademik, diplomat apo politikan që e njeh historinë tonë dhe të mos pranojë rolin e tij vendimtar që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, për atë që ai ishte dhe për atë që Ai bëri për kombin e vet. Gjatë jetës së tij, me aftësi të jashtëzakonshme, përgatitje dhe përkushtim ndaj kombit dhe mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare, Ahmet Zogu arriti të shërbente si deputet, ministër, kryeministër, president dhe, më në fund, si Mbret i Shqiptarëve. Sot, me të drejtë, ai njihet si krijuesi i shtetit të parë modern shqiptar. Motoja që e udhëhoqi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij ishte: “ATDHEU MBI TË GJITHA”. I paharruar qoftë kujtimi i NMT Mbretit Zog I, Mbreti i Shqiptarëve!