Memorie në ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha
Sot kujtojmë me dhembje dhe nderim të gjithë ata që u pushkatuan, burgosën dhe u internuan nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Memorie e veçantë për të ndjerin babain tim, i cili u dënua dhe vuajti burgun e regjimit komunist, me inskenime dhe shpifjet më monstruoze të ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm sepse ishte nip i drejtpërdrejtë i patriotit atdhetar Sali Spahiu dhe djali i patriotit Xhafer Shema.
Kujtesë për dajën tim, Latif Baftjar Latifi (Billa), i dënuar me pushkatim, por më pas konvertuar në 25 vjet burg nga i njëjti regjim diktatorial, vetëm sepse ishte biri i nacionalistit lumjan dhe mbështetës i Triumfit të Legalitetit, një familje që gjithmonë ka qenë në mbështetje të interesit kombëtar.
Kujtesë për dajat e babait tim, të cilët kurrë nuk u pajtuan me komunizmin, dhe u dënuan burgosën internuan vetëm e vetëm nga që ishin djemtë e familjes madhe Spahiu të patriotit atdhetar Sali Spahiu, nip i patriotit Islam Spahiu
-Rasim Spahiu, i larguar në Prizren
-Beqir Spahiu, i vrarë nga SIMI italian në vitin 1942, e dokumentuar kjo.
-Imer Spahiu, i internuar në Savër, Lushnjë, deri në vitin 1990
-Enver Spahiu, i internuar në Gradisht, Lushnjë, deri në vitin 1990
-Ilir Spahiu, i internuar po në Lushnjë, si djalë i atdhetarit intelektualit Lutfi Spahiu, i arratisur në Francë
-Nezir Spahiu, i arratisur në Francë, babai i krahut të djathtë i Mbretit Leka, mbretërorit-legalist, Ylli Nezir Spahiu dhe shumë e shumë të tjerë..
Sa e sa djem dhe familje u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht, vetëm sepse nuk u pajtuan kurrë me regjimin komunist.
Poshtë komunizmi! Rroftë nacionalizmi dhe demokracia.