Murat Basha: Dhe të dëgjosh sot disa,që flasin për të Djathtë dhe aq më tepër për antikomunizëm….
Murat Basha
Sot,80 vite më parë.
I kishin pushkatuar me datë 6 Qershor.
Me datën 7 Qershor paradite,Gilberta,e bija e Murat Bashës,shkoi në burg që ti çonte ushqim.
Rojet e panë dhe qeshën me të madhe :
– Çar ushqimi ke sjell moj kërmë,ai po ha dhe tani…
Ajo iku e lebetitur,qante gjatë gjithë rrugës…
Kur mbërriti në shtëpi dha lajmin e kobshëm ;
-Babën e kan vra….
U hap morti…..
Mbas pak kohësh Zarifes,nënës së Murat Bashës,i plasi zemra…
Nuk kam ç,them më shumë.
Kur i nxorra eshtrat për t,i varros,gjeta edhe prangat.
E kishin varros pa ja heq nga duart….
Dhe të dëgjosh sot disa,që flasin për të Djathtë dhe aq më tepër për antikomunizëm….
Neveritesh.
Nuk di ku të shkosh që me dhimbjen dhe ulërimën tënde të tundësh dynjanë.
Kanë kaluar 80 vjet dhe plaga dhëmb.
Deri kur….?