Ndryshimet në Kodin Penal, reagojnë legalistët: Po synohet amnistimi i kriminelëve, jemi në mbrojtje të rendit kushtetues
KUNDËRSHTOJME ME FORCË ÇDO NDRYSHIM NË KODIN PENAL QË DËMTOJNË TË DREJTAT E NJERIUT DHE TOLEROJNË KRIMINELËT!
Partia Lëvizja e Legalitetit
Tiranë, më 31 korrik 2025
Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të vendosur ndaj çdo përpjekjeje për të ndërhyrë në Kodin Penal në mënyra që bien ndesh me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Aktin Final të Helsinkut dhe normat themelore të drejtësisë ndërkombëtare.
PLL e konsideron thellësisht të papranueshme çdo tentativë për zbutjen deri edhe në mundësinë e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër jetës, shtetit dhe rendit publik. Këto iniciativa cënojnë rëndë sigurinë e qytetarëve dhe minojnë besimin ndaj sistemit të drejtësisë.
Në një kohë kur vendi ynë përballet me sfida serioze në drejtësi, siguri dhe besim qytetar ndaj institucioneve të pavarura, këto ndryshime ligjore përbëjnë:
-Një goditje ndaj shtetit të së drejtës, ndaj pjesës së sistemit drejtësisë që kanë dënuar dhe janë përballë me krime dhe kriminelë të ndrysjëm.
-Një abuzim me ndjenjën e drejtësisë së qytetarëve,
-Një dorëzim i politikës para interesave të saj të krimit.
Ftojmë të gjithë aktorët përgjegjës të shoqërisë shqiptare, shoqërinë civile, trupën akademike, mediat, intelektualët dhe forcat e tjera politike të reagojnë me vendosmëri kundër këtij absurdi moral e ligjor.
Partia Lëvizja e Legalitetit mbetet e palëkundur në mbrojtje të rendit kushtetues, të drejtës dhe dinjitetit njerëzor.
- Zyra e Shtypit
Partia Lëvizja e Legalitetit
