Në Krue të Kuq, në Gjallicë të Lumës! Koleksioni fotografik i Fridrih Markgraf (Friedrich Markgraf)
Shqipëria në vitet 1924 – 1928 Gjallice e Lumës.
Fridrih Markgraf (ose Friedrich Markgraf) ishte një botanist dhe biolog gjerman, i njohur për punën e tij të rëndësishme në fushën e botanikës dhe taksonomisë së bimëve. Ai lindi më 1897 dhe vdiq më 1987. Gjatë karrierës së tij, Markgraf kontribuoi në klasifikimin dhe përshkrimin e shumë specieve bimore, sidomos të florës së Evropës dhe rajoneve të tjera.
Një nga kontributet e tij më të rëndësishme ishte puna me florën alpine dhe mesdhetare ( kuptohet edhe në Shqipëri). Markgraf ishte profesor në Universitetin e Cyrihut në Zvicër dhe publikoi disa vepra shkencore gjatë jetës së tij, duke përfshirë një numër monografish të rëndësishme mbi bimët.
Ai punoi ngushtë me botanistë të tjerë për të zhvilluar sistemet moderne të klasifikimit të bimëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm në dokumentimin dhe ruajtjen e biodiversitetit bimore.
( Me sa na ka thënë Gjyshi ynë
Xhafer Shema (Axhami) i cili gjendet në këtë foto, vinin për identifikim të bimëve medicinale pasi në malin e Gjalicës janë të shumta, gjithashtu aty gjenden edhe disa lloj bimësh endemike)
Foto nga profili, Indrit Axhami.