Uncategorized

Në orën 12:00 kreu legalist Shpetim Axhami votoi duke përcjellë këtë mesazh: Le ta vlerësojmë këtë ditë të rëndësishme në të mirë të familjes!

Të dashur bashkëkombës,

Sot të gjithë ne po ju drejtohemi kutive të votimit!

Në duart tona kemi mjetin më të fuqishëm të demokracisë, votën. Ajo ka forcën të përcaktojë të ardhmen tonë dhe të vendit për katër vitet e ardhshme.

Le ta vlerësojmë këtë ditë dhe këtë mundësi të rëndësishme. Të dalim masivisht dhe të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar me përgjegjësi, duke shprehur vullnetin tonë të lirë, në të mirë të familjes dhe të atdheut tonë.