Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, PLL ka intensifikuar angazhimet e saj parazgjedhore, duke u përgatitur për pjesëmarrjen si subjekt zgjedhor në këto zgjedhje
Gjatë një interviste në emisionin MCN-Informacion me gazetaren e mirënjohur Samena Hasaj, u theksuan disa çështje kyçe:
Kauza e Princ Lekës dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) ka një lidhje organike tonën me Princin e Kurorës dhe Familjen Mbretërore, e cila dallon nga çdo forcë tjetër politike në vend. Kryesorja ndër këto është qëllimi i ynë i përbashkët për zhvillimin e referendumit për ndryshimin e sistemit qeverisës në Shqipëri dhe rikthimin e monarkisë si formë qeverisjeje.
Janë edhe këto arsye pse çdo fushatë denigruese ndërmarrë herë pas here ndaj Princit të Kurorës, të kanë në themel prapavijë të theksuar politike.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, PLL ka intensifikuar angazhimet e saj parazgjedhore, duke u përgatitur për pjesëmarrjen si subjekt zgjedhor në këto zgjedhje. Edhe pse ky Kod Zgjedhor dhe sistemi aktual na penalizon në përkthimin e votave në mandate, strategjitë tona, organizimi i strukturave të PLL-së në terren dhe renditja e kandidatëve në lista, bazuar në një përzgjedhje të kujdesshme, do të na mundësojnë arritjen e objektivave tona si një forcë parlamentare.
Klasa politike qeverisëse deri më sot, pas 34 vitesh pluralizëm, ka dështuar në misionin e saj. Për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë që qytetarët e saj të mbështesin një forcë politike që mbron interesat e tyre; një forcë konservatore dhe kombëtariste që në themel ka interesin kombëtar, ndërtimin e shtetit të së drejtës, forcimin e rolit të familjes dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar. PLL promovon zhvillimin ekonomik të bazuar në një ekonomi të tregut të lirë, pa oligopole, të mbështetur mbi respektimin e të drejtës së pronës, duke e rikthyer atë tek pronari i origjinës. Këto parime përfaqësohen në programin elektoral të PLL, i miratuar në Konventën Kombëtare të partisë në qershor 2024.
Harmonia fetare në Shqipëri, ku Mbreti Zog ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, është një burim krenarie kombëtare. Prandaj, çdo tentativë për të krijuar akte të paprecedentë që cënojnë këtë harmoni, duke shkelur Kushtetutën dhe dëmtuar interesat kombëtare rajonale, është e dënueshme dhe e papranueshme për ne.