Histori

Në promovimin e librit “Mena Bajrak i Lurë” të autorit av. Xhafer Sadiku.

Tek historia dhe kalvari i Bajraktarit Lurës, Fisit Mena, gjejmë gjithë historinë tonë kombëtare, që para Lidhjes Shqiptere të Prizerenit, në Lidhjen Shqiptare të Prizereni, në luftë, me dhënie dëshmorësh, për mbrotjen e trojeve etnike prej serbëve dhe malazezëve, në Shpalljen e Pavarsisë, në “Triumfin e Legalitetit”. më 1924 dhe në kohën e mbretërisë, në luftën për çlirimin e vendit përkrah forcave nacionalist dhe në rezistencë për një Shqipëri Etnike pa komunizëm.
Ishin këto vyrtyte të larta që komunizmit i errnin sytë e prandaj i vrai burrat e Bajrakut Lurës, i burgosi dhe internoj, ju dogji kulla e ju mori pasurinë, po kurrë nuk i mposhti e ju mori dinjitetin.
Pas ardhjes së demokracisë trashigimtatët e Fisit Mena, Bajrakut Lurës, nuk u bënë kurrë servilë dhe lajkatarë të përfitimit dhe pushtetit por mundohen që me dinjitet të rregullojnë mirëqenien dhe jetën e tyre nga Amerika deri në Shqipëri.
Me fillimin e pluralizmit ata u bënë mbështetësit kryesor në rithemelimin, riorganizim e PLL këtu në Shqipëri, për një Shqipëri demokratike, të bashkuar nën Kurorën Mbretërore.
Respekte e mirënjohje për Familjen Mena, Bajrak i Lurës.