Nga Milaim Nela: Aulon Bej Kalaja do i sjelli Kuvendit dhe Krujës, përfaqësi që nuk e keni parë që nga koha e Zogut!
(Portret i paautorizuar)
Nga Milaim Nela
RIATDHESIMI (i shqiptarëve), FAMILJA dhe
ZOTI janë tri fjalët kyçe të fushatës së Aulon Bej Kalasë kandidatit për deputet të opozitës PD-ASHM në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
Dua ta bëj të qartë që ky shkrim nuk është as i sponsorizuar e as i kërkuar nga Aulon Kalaja.
E mbështes fort kandidaturën e Aulonit se ai sot është gati të jetë në Kuvendin e Shqipërisë. E kam takuar shkurt në disa aktivitete publike ku unë kam qenë i ftuar por nuk kam patur rast të bisedoj shtruar me të.
Po pse e mbështes unë kandidaturën e Aulon Kalasë?
E para, ai e do Shqipërinë dhe nuk është produkt i prurjeve të sponsorizuara apo të katapultuara në politikë por udhëtimi i tij deri në kandidimin e tanishëm është rrjedhim logjik dhe krejt i natyrshëm i punës se palodhur, sakrificës dhe rritjes së tij personale e intelektuale.
Është shumë e vështirë sot mes gjeneratës së Aulonit dhe brezit të ri në përgjithësi të gjesh individë që rrezatojnë dhe manifestojnë dashurinë për vendin më shumë se Aulon Kalaja.
Turet e tij anembanë Shqipërisë dhe në çdo cep të saj iu demonstruan shqiptarëve dramën më të madhe të trojeve tona sot që është shpopullimi apo ajo që unë e kam quajtur ‘spastrimi modern etnik’ i shqiptarëve.
Aulon Kalaja dhe grupimi i tij janë të vetmit nga ajo që quhej ‘shoqëri civile’ që ju argumentuan shqiptarëve se shpopullimi i vendit tonë nuk është një fenomen apo lëvizje e lirë siç ndodh edhe në vende të tjera por axhendë e mirëfilltë e zbrazjes së trojeve tona dhe ripopullim me etni të tjera.
A e shkeli Shqipërinë cep më cep dhe ju dëshmoi shqiptarëve dimensionet reale dhe dramën e shpopullimit.
E dyta, Aulon Kalaja në momentet më të vështira siç ishin ato të tërmetit iu gjend banorëve të viktimave duke i ndihmuar dhe qëndruar pranë me ndihma në mënyrë krejt transparente e jo për protagonizëm publik apo mediatik të shoqëruar me llogari bankare siç bënë shumë të tjerë.
E treta, Aulon Kalaja është nga të paktët anti-soroistë të deklaruar jo sot kur janë shpallur të tillë edhe vetë soroistët e PD-së por atëherë kur vemja Soros ishte në kulmin e fuqisë së pushtetit të tij.
Aulon Kalaja i duhet atij kuvendi sepse do jetë edhe zëri im. Unë besoj fort se ai djalë nuk do këtë frikë e as nuk do i mungojë kurajoja të bëhet KALA e interesit kombëtar shqiptar edhe kur partia për të cilën ai kandidon ndoshta do të bëjë kompromise të cilat jo domosdoshmërsht janë në interesin kombëtar afatgjatë të shqiptarëve por i japin asaj pikë politike momentale.
Pa patur nevojë të jap shembuj Aulon Kalaja e ka vërtetuar këtë që them unë.
Sot për fat të keq nuk kemi asnjë individ të tillë në Kuvendin e Shqipërisë e jo vetëm gratë por edhe burrat bëhen si pula të lagura para kryetarit dhe vijës së partisë.
Burra të tillë i duhet sot Kuvendit të Shqipërisë, burra që mbrojnë interesin kombëtar. E unë besoj se Aulon Bej Kalaja ka dhënë mjaftueshëm prova në të shkuarën se i tillë do jetë edhe në të ardhmen.
Qarku Durrës jo vetëm duhet ta votojë Aulonin sepse e ka birin e tij por se ai do ta ngrejë përfaqësimin e kësaj treve në një nivel që nuk e ka patur që në kohën e mbretit Zog.
Aulon Kalaja më shumë se sa Durrësit i duhet Shqipërisë.
Unë kam patur fatin të punoj për disa muaj si mjek në zonën e Fushë Krujës e besoj se ata njerëz të mrekullueshëm e shumë fisnikë të të gjitha bindjeve politike jo vetëm të asaj zone por të të gjithë qarkut Durrës do ta votojnë Aulon Kalanë sepse për herë të parë që nga viti 1990 do të kenë një përfaqësues të denjë që do jetë jo vetëm mbrojtës i interesave të tyre por zëri i tyre në Kuvendin e shqiptarëve.
Votues të Qarkut Durres, Votoni Aulon Kalanë.
Jo për mua, për juve, për Shqipërinë.