Nga Milaim Nela: Haleja nuk bëhet dhomë miqsh!
Kur ju them unë që Europa ka shkuar për lesh arapi, nuk ma besoni!
Sa për Shqipërinë në BE më shumë gjasa keni ti kaloni pushimet në Mars se sa ta shihni në të gjallë tuajin të anëtarësuar në Europë!
Haleja nuk bëhet dhomë miqsh, o njerëz! E ata sot e duan Shqipërinë hale e asgjë më shumë!
Jo hale allafrënga qyteti me të gjitha takëmet moderne por hale katundi nja 20 m larg shtëpisë!
Si mundet që udhëheqësit e vendeve më të rëndësishme të Kontinentit Europian të marrin pjesë në një samit të organizuar nga një individ i cili në vendet e tyre do ishte duke shërbyer dënim në burgje të sigurisë së lartë!
Prandaj i them unë Eurogop!
Për një copë tokë territor burgu me qera palosen një nga një para Toto Rinës!
Udhëheqës dhe funksionarë të BE-së!
Nuk i zgjidhni dot problemet e emigracionit ilegal në këtë mënyrë edhe sikur ta shëndërroni të gjithë territorin e Shqipërisë në Qendra Izolimi të Azilkerkuesve!
Këshilltarët tuaj ju kanë këshilluar keq!
Shkarkojini e merrni të rinj e me mend në kokë!
Ky njeriu me atlete të bardha që ju mbledh juve e ju jep pizza në kuti kartoni me rradaken e tij në të, ka hall!
Halli i tij shtrihet nga Washingtoni deri në Dubai!
Ai ju premton e ju jep gjithçka që i kërkoni apo nuk i kërkoni juve por kjo nuk i zgjidh problemet tuaja! Kjo vetëm shtyn për pak kohë arrestimin e tij!
Turpi sot nuk hahet me bukë por pihet me shampanjë!
Mos e bëni këtë!
Po pini turpin dhe dinjitetin tuaj me shampanjë!