Njeriu i Lidhur me Litarë. Ai jeton
Njeriu i Lidhur me Litarë
Ai jeton
–
A e dini kush është Njeriu i lidhur me litarë nga xhelatët?
Ai që dikur ishte dënuar me vdekje.
Po, ai jeton!
Nuk do ta besoni, por pikërisht Ai më shkroi dje.
Pavarësisht torturave, është gjallë, shëndoshë e mirë —
jeton sot në Itali.
Zoti bën mrekulli!
Nuk përshkruhet gëzimi im, emocionet e atij çasti,
kur më tha se mund të më merrte në telefon.
Folem plot 1 orë e 17 minuta.
Në Messenger më dërgoi foton e sotme,
bashkë me një foto të asaj kohe, të rinisë së tij.
Më rrëfeu gjithçka:
Hetuesit.
Persekutorët.
Spiunët.
Babain e tij, që kishte mbaruar studimet në Itali,
një njeri me tre gjuhë të huaja,
por që u dënua vetëm sepse nuk pranoi t’i shërbente regjimit.
–
Në foton që më kan bërë të lidhur me litar
Po më shoqëronin për në Banjo, më tha”
Më tregoi për internimin,
ku shtatë veta flinin në një dhomë,
me kashtë gruri për dyshek e mbulesë.
Më tregoi për dënimin me vdekje —
të dhënë nga një prokuror xhelat në vitin 1990.
Dhe si shpëtoi…
Vetëm sepse diktatura nuk pati më kohë ta ekzekutonte.
Prandaj është gjallë sot.
Por mban mbi trup plagët e hetuesisë:
kurrizi i rrahur me shkopinj elektrik,
këmbët e prerë nga prangat,
shenjat e therjeve që i mbetën përjetësisht në mish.
Dhe ironia më e madhe:
Ish-hetuesi i tij sot ka licencë avokati!
Ndërsa ai më fliste,
lotët i rrëshqisnin nëpër faqe.
Herë pas here më pyeste me zë të butë:
— A mos të mërzita, Kujtim?
Unë, me telefonin në dorë,
isha ngrirë.
S’dija si t’i flisja, si ta ngushëlloja.
— Jo, Vëlla, — i thashë,
dhe me vete pëshpërita:
Zoti im, faleminderit që është gjallë!
Kjo është pra “demokracia” që na sollën qelbësirat…
Kjo është shkërdhatocia që e quajtën liri.
✍️ Kujtim Cekani
