Njohja e Kosovës nga Siria, Axhami:Urime Kosovë, punë e madhe na pret
Njohja e Kosovës nga Siria!
Tashmë shkon në 120 numri i shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës që nga Dita e Shpalljes së saj.
Një lajm shumë i mirë, për tu përshëndetur e përgëzuar të gjithë bashkombasit kudo ku janë!
Falenderime për mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.
Urime Kosovë, punë e madhe na pret të gjithëve, për një bashkëpunim të gjithanshëm drejt integrimit si një komb i bashkuar
Shpetim Axhami
