ANALIZËHistori

Pakti sekret Zogu-Lesona (1925)

Pietro Cuaroni për Ahmet Zogun

Kërkesat e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve për rimëkëmbje nuk u dëgjuan. Shqipëria nuk kishte asnjë lek.

Ahmet Zogu nuk u lidh me Jugosllavinë sepse ajo kishte qenë anti-shqiptare dhe Zogu do ta humbte legjitimitetin në popull.

Zogu u lidh me Italinë për ta futur atë në ekonominë shqiptare pasi askush nga fuqitë e tjera nuk kishte interes për Shqipërinë. Zogu i dha 80 mijë hektarë Italisë për të kërkuar naftë.

Italia do t’i jepte Shqipërisë 50 milion franga për punime publike.

Pakti sekret Zogu-Lesona (1925), parashikonte se në rast cënimi të Shqipërisë nga Greqia ose Jugosllavia, Italia do të merrte komandën në Shqipëri. Italia i kishte dhënë premtimin se do të përkrahte bashkim të Kosovës e Çamërisë me Shqipërinë.

Në 1926, Pompeo Aloizi erdhi në Tiranë. Ai propozoi protektorat italian. Kontroll italian në ushtri dhe ekonomi si dhe martesën e Zogut me princeshë italiane.

Zogu u ankua te Britania dhe vetë Chamberlaini shantazhoi Duçen me kryqëzor në det. Bisedimet rinisën. Zogu kërkoi 10 milion franga.

Shpërtheu kryengritja e Dukagjinit. Italianët e shantazhuan Zogun me fuqi ushtarake. E ulën në Paktin e Tiranës në 1926. Pakti alarmoi Beogradin.

Beogradi përgatiti atentat. U arrestua në Tiranë Vuk Gjurashkoviq. Ndërhyri Britania.

Pakti i Dytë i 1927, futi më shumë kontroll italian në shtet. Zogu i kërkoi Duçes të ndërpriste financimet italiane për kundërshtarët politikë në mërgim, pasi Italia e mbante nën shantazh duke i financuar armiqtë.

Afër mbretit Zog u kërkua të krijohej një shtab ushtarakësh italianë. U krijua. AIPA italiane mori monopolin e naftës.

Në 1931, Zogut i bëhet atentat në Vjenë. Azis Çami e Nokë Gjeloshi, autorët, u arrestuan dhe iu gjetën pashaporta diplomatike jugosllave. Beogradi pranoi financimin e tyre por jo lidhjen me atentatin konkret.

Në 1931, Italia akordoi kredi pa kamatë 10 milion franga në vit. Mori kontrollin e ministrisë së financave.

Në ato kohë shpërtheu në Shqipëri ksenofobia, anti-italiane. Jetonin 2000 italianë në Shqipëri por shqiptarët nisën të urrenin italianët.

Zogu nuk e rinovoi Paktin e Sigurimit duke thënë se nuk ka më nevojë pasi Shqipëria tani ka stabilitet. Kjo e nxorri Italinë naive para botës, sikur ishte shfrytëzuar nga Zogu.

Italia nisi t’i kërkojë Zogut borxhet e kreditë, edhe ato që kishte premtuar se sdo tia kërkonte. Njëkohësisht, përmes personave të korruptuar nga ne (pranon Cuaroni), propozuam bashkim doganor Itali-Shqipëri. Zogu nuk e hëngri karremin.

Në 1932, Zogu mbylli shkollat private përmes Hil Mosit e masonit Mirash Ivanaj, përfshi edhe shkollat italiane. Italia e humbi durimin. U ndërprenë ndihmat italiane dhe u pezulluan financat e furnizimet.

Me 23 qershor 1934, 6 kryqëzorë dhe 13 destrojerë italianë u afruan në Durrës, nën komandën e admiralit Kantu. Shqiptarët u mobilizuan.

Njëkohësisht ambasadori Koh i paraqiti ministrit shqiptar Xheferr Vila këto kërkesa: Rihapjen e shkollave italiane, rikthimin e këshillëtarëve italianë në dikastere, rifillimin e bisedimeve për pagesën e borxheve. Vila u përgjigj se nuk ka bisedime në kushte shantazhi me flotë. Flota u tërhoq pas dy ditësh. Zogu doli mirë, ne dolëm keq.

Në vend u shtua simpatia popullore për Zogun dhe urrejtja për italianët. Shërbimet tona (italiane) kishin mësuar se Zogu kishte hyrë në bisedime me Francën për një kredi të madhe. Franca kishte vendosur kushte të rënda, po aq të rënda sa tonat.

Zogu mbeti vetëm përballë nesh.

Në gusht 1935, i shpërtheu Kryengritja e Fierit. Mbreti reagoi me dorë të hekurt. Çekrezi dhe Franja (organizatorët) u arratisën në Brindizi. Zogu ishte i bindur se kryengritja u organizua prej nesh, italianëve.

Ne deshëm ti japim Zogut princeshë italiane nga delegacioni arbëresh. Zogu nuk e hëngri. Ai u fejua me Geraldinën, konteshën hungareze. Ne nuk na pëlqeu fejesa e tij. Ai nuk lejoi që princeshës t’i shërbenin gra shqiptare, pasi ai e dinte se sa lehtë mund t’i blinim ne gratë shqiptare për spiunazh.

Konti Ciano pas kthimit nga dasma e Zogut, shkruajti në ditar se do ta bëjmë Shqipërinë koloni, nuk do të zbrapsemi si në 1920. Kemi asimiluar mijëra shqiptarë në Italinë e Jugut, pse të mos i asimilojmë edhe disa në bregun përballë.

Ai hartoi planin për eleminimin e Ahmet Zogut. Pati plan për kryengritje në Veri ku “vetë populli” do të kërkonte ndërjyrjen tonë (Italisë).Tentativa e shtetit për ta rrëmbyer Zogun në një jaht e për ta eleminuar, dështoi. Zogu përzuri nga Shqipëria Xhovani Xhiron. Përzuri edhe Jak Koçin, sekretarin e vet të paguar prej nesh.

Zogu bëri përpjekje për tu mbrojtur prej nesh përmes Gjermanisë. Ambasadori shqiptar në Berlin, Rauf Fico, mori përgjigjje të prerë nga Hitleri: Pavarësinë e Shqipërisë e garanton veç Italia. Zogu shpërtheu në zemërim, ai akuzoi Hitlerin, tha: Hitleri nuk qenka patriot, se cili patriot mund t’i thotë një patrioti tjetër të pranojë të shesë vendin e vet?

Zogu ishte me shpatulla pas murit. E vetmja gjë që mund të bënte ishte të zbuste Cianon dhe Duçen.

Ne i propozuam mbretit Zog traktat të ri, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse aneksim i butë i Shqipërisë. Zogu nuk pranoi. Ai na zvarriste bisedimet. Zogu mblodhi deputetët dhe iu tha se Italia na ka dërguar ultimatum. Thoma Orollagaj i tha se ti je mbret, populli të ka kënduar për kaq vite si udhëheqës dhe duhet të vendosësh ti.

Në Tiranë nisën protestat e populli kërkonte armë.

Italia çoi ultimatumin e fundit, agresiv. Shqipëria do të bëhej vasale dhe do t’i siguronte Zogut fronin dhe trashëgimin, si vasal si dhe 3 milion lira në vit.

Shkova te Zogu. Ai më tha se pranimi i ultimatumit ishte cënim i nderit. Kjo ishte biseda ime e fundit me të. Ai tregoi dinjitetin më të madh ato ditë. Kryeministri britanik deklaroi se Britania nuk ka interesa në Shqipëri. Kaq i duhej Duçes. Ai urdhëroi pushtimin dhe shtypjen e çdo qëndrese.

Zogu foli në radio dhe deklaroi se nuk pranonte ultimatumin italian.

7 prill 1939, të premten e Pashkëve, Shqipëria u sulmua me 50,000 trupa italiane. Qëndresa e shqiptarëve ishte heroike por e dobët. Zogu me 1200 vetë u largua drejt Greqisë. Ishte udhëtimi i trishtë i një mbreti të zënë mat.

Mehdi Frashëri i foli qeverive perëndimore në radio në 10 gjuhë, duke iu thënë se një popull 44 milion, pushtoi një popull 1 milion. Ajo që na ngjet ne sot, do tiu ngjasë juve nesër.

Pietro Cuaroni ishte diplomat i lartë italian i cili u mor edhe me Shqipërinë.
Fcb Z.Indrit Vokshi