AKTUALITETHistoriPOLITIKË

Parimi kryesor: Drejtësi e fortë-Shtet i fortë!

Një ndër parimet kryesore të qeverisjes së Mbretit Zog!

Drejtësi e fortë-Shtet i fortë!

Drejtësi e pavarur dhe barazi para ligjit nuk ishin slogan por praktikë zbatueshmërie reale!
Kjo kërkohet edhe sot!

Ky parim u mishërua qartë gjatë qeverisjes së Mbretit Zog I, një periudhë kur shteti shqiptar hodhi themelet e vërteta të shtetit të së drejtës.
Kjo përbënte një arritje historike, sepse për herë të parë u vendosën rregulla të qarta, të barabarta dhe të detyrueshme për të gjithë, pa dallim.

Në atë kohë shteti, ligji dhe rendi ishin mbi individin dhe jo në shërbim të pushtetit politik. Barazia para ligjit nuk ishte slogan, por praktikë shtetërore. Drejtësia funksiononte si garant i rendit, sigurisë dhe lirisë, duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Ky model i shtetit të fortë me drejtësi të fortë dëshmon se Shqipëria ka pasur dhe mund të ketë një shtet të së drejtës funksional, ku ligji zbatohet, institucionet respektohen dhe qytetari ndihet i mbrojtur. Sot, rikthimi te këto parime nuk është nostalgji historike, por domosdoshmëri kombëtare për të ndërtuar një shtet të drejtë, të besueshëm dhe në shërbim të qytetarëve.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱