Partia Lëvizja e Legalitetit: Të gatshme për zgjedhjet vendore edhe me kandidatura konkrete
Deklaratë për Shtyp
Partia Lëvizja e Legalitetit
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami, në kuadër të takimeve me partitë parlamentare, zhvilloi një takim lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme vendore.
PLL është e gatshme dhe e vendosur të përballet me këto zgjedhje, për këtë kemi patur edhe propozimet tona konkrete, duke theksuar se për të rikthyer pushtetin vendor në shërbim të qytetarëve, kërkohet bashkëpunimi i gjithë faktorëve opozitarë, me qëllim maksimalizimin e votës dhe sigurimin e fitores.
Për ne është thelbësore përzgjedhja sa më e shpejtë e kandidaturave në gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet. Kandidati duhet të jetë me integritet të lartë shoqëror, i djathtë, me pikëpamje konservatore dhe i shkëputur nga çdo lidhje me regjimin komunist dhe ish-sigurimin e shtetit.

