POLITIKË

Partia Lëvizja e Legalitetit, zëri i të Përndjekurve Politikë dhe Pronësisë së Ligjshme

Është e pafalshme që pas 34 vitesh pluralizëm politik, ish-të përndjekurit politikë ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e merituar për vitet e burgut dhe internimit. Kjo çështje, detyrim moral dhe shoqëror ndaj tyre, nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur nga politika qeverisëse ndër vite.
Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh shqetësimin dhe rezervat e saj për këtë situatë të padrejtë, duke theksuar se mosdënimi i krimeve të komunizmit dhe mosdekomunistizimi i shoqërisë shqiptare kanë lënë plagë të hapura në vendin tonë.
Një tjetër çështje e rëndësishme është trajtimi i pronarëve të ligjshëm, të cilët vazhdojnë të përballen me padrejtësi dhe pengesa të krijuara nga ligji 7501. Tallja dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre kanë shkaktuar konflikte të vazhdueshme dhe kanë penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Mungesa e një kompensimi të drejtë dhe trajtimi i çështjeve pronësore vetëm sa thellojnë ndarjet dhe problemet sociale.
Ka ardhur momenti që këto çështje të zgjidhen përfundimisht.
Pavarsisht se vonë, Partia Lëvizja e Legalitetit është e vendosur që në programin tonë elektoral për zgjedhjet e ardhshme të trajtojë me përparësi:
•Dëmshpërblimin e plotë të ish-të përndjekurve politikë.
•Dënimin e krimeve të komunizmit dhe dekomunistizimin e shoqërisë.
•Zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kompensimin e drejtë të pronarëve të ligjshëm
Ne besojmë në një qeverisje të djathtë të bazuar në drejtësi, dinjitet dhe zhvillim ekonomik, duke u përballur me sfidat e së shkuarës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i teksti