Partia Lëvizja e Legalitetit zhvilloi sot mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore, ku u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë
Analizë, aksion politik, ridimensionim dhe bashkim potencialesh si një forcë politike e djathtë konservatore!
DEKLARATË PËR SHTYP
Partia Lëvizja e Legalitetit
Tiranë, 7 Shtator 2025
Partia Lëvizja e Legalitetit zhvilloi sot mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore, ku u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë për vijimësinë e aktivitetit politik dhe organizativ të forcës sonë.
Në rendin e ditës u shqyrtuan:
1.Situata politike në vend.
Kryesia konstatoi se vendi gjendet përballë një mazhorance autokratike, që manipulon proceset zgjedhore dhe frenon funksionimin e shtetit ligjor. Opozita shqiptare në tërësi vuan nga një gjendje mpirjeje, PLL si një forcë politike opozitare mbetet e vendosur të mbrojë interesin qytetar dhe pluralizmin politik.
Në emrin tonë tonë dënojmë me forcë çdo manipulim zgjedhor të kësaj mazhorance, faktuar tashmë, në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Për PLL opozita aktuale e sotme duhet të jetë më e qartë dhe më e unifikuar në përballjen politike që sot kërkohet.
2-U Analizua rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit 2025
-PLL nga zgjedhjet e 11 Majit doli me rreth 26.500 në total nën siglën e saj.
Këto përbëjnë 5.2 % të votave opozitare ose rreth 1.7 % të votave në rang kombëtar, jo ky rezultat i duhuri për mundësitë që kemi si parti dhe faktorëve të tjerë pengues në punën.
Gjithashtu sot PLL përfaqësohet me një mandat deputetin në qarkun e Dibrës.
3- Kryesia e PLL mori vendim për riorganizimin dhe ridimensionimin e i çdo strukture dhe forumi të saj.
a-Ndryshime në drejtimin e degëve të partisë, kryesisht në ato degë ku PLL nuk pati rezultatet e duhura në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe aq më tepër kur në këto degë drejtuesi i tyre ka mbi dy mandate si i zgjedhur.
b-U lanë detyra dhe udhëzime konkrete në lidhje me antarësime e reja në parti dhe mirë funksionimin e bordeve të saj.
c-Fillon projekti
“Familjet zogiste baza e PLL”
4-U miratua përgatitja e një platforme politike, e mbështetur në tre shtylla:
1-Shkëputje njëherë e përgjithonë nga e kaluar duke dënuar ligjërisht çdo pasojë e krim të regjimit komunist dhe duke i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë.
2-Refuzimi i politikë bërjes së dështuar të kësaj faze tranzicioni, duke analizuar, dënuar çdo akt korruptiv dhe çdo padrejtësi tjetër bërë kjo përgjatë këtyre viteve duke shfrytëzuar pushtetin prej atyre që e kanë drejtuar vendin këto 35-vite pluralizëm.
3-PLL ka kauzë, forcë dhe detyrim për bashkimin e potencialeve të djathta konservator shqiptare rreth saj, për të mbrojtur qytetarët dhe për të rikthyer besimin tek e djathta e vërtetë.
#PLL# #Legaliteti# #E_Djathta#Konservatore##AtdheuMbiTëGjitha#
