Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit 2025, PLL miratoh KRITERET për kandidatët
Partia Lëvizja e Legalitetit
️ Miratohen kriteret për Kandidatët për Deputetë të Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit 2025
Partia Lëvizja e Legalitetit, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e saj.
Kriteret për kandidatët:
•Anëtarësia dhe përfshirja në shoqërinë civile – Kandidati duhet të jetë anëtar i PLL ose pjesë e shoqërisë civile, i pranuar me vendim të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të partisë.
•Arsimi – Duhet të ketë përfunduar studimet e larta.
•Pastërtia e figurës – Duhet të vërtetojë në mënyrë shkresore se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe të mos ketë probleme me Ligjin e Dekriminalizimit, në përputhje me Nenin 11 të Statutit të PLL.
•Integriteti – Duhet të jetë një figurë me integritet të lartë shoqëror dhe profesional.
Suksese të gjithë kandidatëve të PLL!