AKTUALITET

Përmbytjet/ PLL thirrje për reagim

Partia Lëvizja e Legalitetit bën thirrje për reagim sa më të shpejtë dhe sa më efikasë të çdo institucioni përkatës shtetëror në lidhje me përmbytjet e sotme në të gjithë territorin e vendit.

PLL shpreh gjthashtu solidaritet me qytetarët e prekur duke bërë thirrje që edhe vetë qytetarët të solidarizohen me mbështetje mes tyre në ndihmë të njëri-tjerit.

Për ne, shiu nuk është armiku,
Armiku është infrastruktura e dështuar, betonizimi pa kriter mungesa e kanaleve kullues bonifikuese dhe e vetë shtetit në situata të tilla.

Sot qytetet u përmbytën, bujqësia dhe blegtoria po dëmtohen, nesër kush mban përgjegjësi dhe kush e mban koston financiare të këtyre lloj pasojave.
Urojmë me sa më pak pasoja këto përmbytje të sotme.