Plakja dhe shpopullimi i Shqipërisë rreziku më i madh për të ardhmen kombëtare që kërkon veprim urgjent!
Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë: plakjen e shpejtë të popullsisë dhe boshatisjen sistematike të vendit.
Në çdo cep të vendit tonë, dëgjojmë të njëjtën histori: fshatra të boshatisur, shkolla të mbyllura, spitale pa mjekë dhe rrugë ku mungon zëri i fëmijëve. Shqipëria po zbrazet, bujqësia dhe blektoria Pothuajse degraduar, biznesi nuk po gjenë më krah pune.
Nëse dikur flisnim për emigracion si zgjidhje individuale, sot po përballemi me një shpopullim masiv, që dëmton themelet dhe egzistencën tonë si shtet dhe si komb. Kjo nuk është thjesht një krizë demografike, është një krizë kombëtare.
Shqipëria nuk mund të mbetet vendi i të moshuarve dhe i kujtimeve të largimit.
Është koha të veprojmë, përpara se të jetë vonë, Ne kemi nevojë për një ndërgjegjësim dhe reflektim të gjithanshëm dhe të kujtdo në lidhje me parandalimin e kësaj fatkeqësie kombëtare
#ShqipëriaZbraztet #PlakjaPopullsisë #Rikthimi #Atdheu#Kombi#