PLL dekoron familjen Maqellara-Nasufi-Dine
Respekt dhe mirënjohje për Familjen Maqellara–Nasufi–Dine (Fiqiri Dine)

Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh respektin dhe mirënjohjen e saj të thellë për Familjen Maqellara–Nasufi–Dine, për kontributin e çmuar të dhënë në mbrojtje të trojeve etnike, në pavarsimin e vendit dhe në procesin e bërjes së shtetit shqiptar.
Kjo familje ka qëndruar gjithmonë në krah të vlerave patriotike nacionaliste, duke mbështetur me përkushtim Mbretërinë Shqiptare dhe Mbretin Zog I, në momente kyçe të historisë sonë kombëtare.
Kontributi dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e çmuar e kujtesës historike dhe e vlerave që PLL nderon e promovon.
