PLL, forca e parë antikomuniste në Shqipëri
Me “Triumfin e Legalitetit” nis rrugëtimin dhe ngrihet ideali i forcës së parë anti-komuniste në Shqipëri – Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Në aktivitetin “Kthim tek Rrënjët”, që do të zhvillohet në Korçë më datë 20 dhjetor 2025, do të përkujtojmë gjithashtu 101-vjetorin e “Triumfit të Legalitetit”, ngjarje historike e ndodhur më 24 dhjetor 1924.
“Triumfi i Legalitetit” mbetet një nga ngjarjet më të shënuara të historisë sonë kombëtare, e cila duhet të kujtohet si Dita e Demokracisë, ku e drejta e votës triumfoi mbi rebelimin. Pikërisht nga kjo ngjarje nis rrugëtimin ideali i Partisë Lëvizja e Legalitetit, si forca e parë antikomuniste në Shqipëri.
Korçë, 20/12/2025
Ora: 11:00
Vendi: Salla – Hotel Koçibelli
