AKTUALITETPOLITIKË

PLL ka të gjitha burimet njerëzore për të propozuar kandidatë për kryetarë bashkie

Partia Lëvizja Legalitetit (PLL) deklaron me përgjegjësi se zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Matit, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Vlorës duhet të shpallen menjëherë, pa vonesa dhe në harmoni me kushtetutën e procesin zgjedhor.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "@ហ AAAIET PARTIA LEVIZJA PARTIALEVIZJAELEGALITETIT E LEGALITETIT"
PLL ka të gjitha burimet njerëzore për të propozuar kandidatë për kryetarë bashkie që i përgjigjen kërkesave të qyteteve dhe dëshirën e vizionit për të luftuar në betejën kundër Partisë Socialiste, e cila po sjell vetëm dëme.
Kandidatët e opozitës për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme duhet të jenë me bindje të djathta, pro ligjit dhe me rekorde pozitive në veprimtarinë e tyre publike.
Kurrë më eksperimente mbi gjakun dhe sakrificën e së djathtës antikomuniste që na mbështet në fushata elektorale.
Jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë për të nderuar garën elektorale me kandidatë seriozë.