AKTUALITETHistori

PLL nderon heroin e “Tre Luftërave”, Tahir Sinanin

Në Tropojë, sot nderuam heroin e “Tre Luftërave”, Tahir Sinanin
(6 maj 1964 – 29 korrik 2001)!

Së bashku me përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit, kryetarin e degës PLL për Tropojën, Fejzi Haklaj, dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak të PLL, znj. Vjollca Berbati, u bashkuam për të nderuar heroin tonë, Tahir Sinani.

Komandant Tahir Sinani shprehej:
“Jam komandant i atyre ushtarëve që e nderuan Kosovën, që e nderuan kombin tonë dhe do të jem deri në vdekje ushtar i kombit shqiptar. Rroftë kombi shqiptar, rroftë populli shqiptar!”

Nder dhe lavdi dëshmorëve dhe heronjve të kombit tonë, të cilët luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar.