AKTUALITETPOLITIKË

PLL për reformën zgjedhore: 2-Të lejohen koalicionet parazgjedhore

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka miratuar me konsensus kalendarin e plotë të punës, që parashikon hartimin e një kodi të ri zgjedhor dhe dërgimin e tij për votim në Kuvend brenda korrikut 2026.

Për PLL mbetet tepër e rëndësishme miratimi në kohë në Kuvend i ndryshimeve në kodin aktual dhe jo zvarritje, ku rëndësi të veçantë paraqet:

1-Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga rajonal me lista 1/3 të mbyllura në një sistem zgjedhor kombëtar, ose katër rajone, me lista të hapura plotësisht.

2-Të lejohet koalicionet parazgjedhore, ku çdo subjekt zgjedhor brenda një koalicioni të ketë të drejtën e paraqitjes së listave të veta për kandidatët.

3-Proçesi i votimit dhe i numrimit të kryehet në mënyrë elektronike për të eleminuar çdo tendencë manipulimi nga komisionerët partiak të numrimit të votave.

Çdo arrnim tjetër i kodit aktual zgjedhor do jetë vazhdimësi e marrëveshje si herë pas here e dy forcave kryesore sot politike në dëm të çdo subjekti tjetër zgjedhor!