AKTUALITETPOLITIKË

PLL: Standardet zgjedhore janë themeli i demokracisë

Me Datë 21/11/2025 në ZALL-HERR, Tiranë!

MBLIDHET KRYESIA E PLL

Më datë 21 Nëntor 2025, në Zall Herr të Tiranës, pas aktivitetit për nder dhe përkujtim të krijimit të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL), u zhvillua edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Në rendin e ditës u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë për veprimtarinë dhe qëndrimet politike të partisë.

Në rendin e ditës ndër të tjera u diskutua dhe u morën vendime për sa më poshtë!

-Pas një raporti shqetësues të OSBE-ODIHR i cili e cilësoi procesin zgjedhor të datës 11 maj si jo demokratik dhe të zhvilluar në kushte të pabarabartë për subjektet pjesëmarrëse, çdo ditë e më tepër po vërehet se kur shkelen standartet demokratike pluraliste çdo qeverisje e pushtet shtetëror nuk funksionon si duhet por ato mbyten nga krimi, korrupsioni nepotizmi dhe politizimi në çdo institucioni.
PLL rithekson se standardet zgjedhore janë themeli i demokracisë dhe se çdo devijim prej tyre dëmton përfaqësimin dhe vullnetin e qytetarëve.

-PLL mbetet në mbështetje të një sistemi drejtësie të fortë, të pavarur dhe të pakompromis duke përshëndetur çdo veprim institucional kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë rastet e fundit që prekin kupolën qeverisëse dhe gjithashtu të drejtën e hetimit të plotë të procesit zgjedhor në qarkun e Durrësit. Për PLL ajo që është vërtetuar si përfshirje në korrupsion bashkëpunues e kësaj mazhorance detyron moralisht dhe demokratikisht që kjo qeveri duhet të jap dorëheqje, opozita duhet të tregoj aftësinë qeverisëse shpresë për qytetarët.

-PLL rikonfirmon mbështetjen për çdo aksion opozitar që synon largimin e kësaj mazhorance, duke siguruar paraprakisht krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, duke siguruar miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor demokratik, ku veç të tjerave që ne i kemi bërë publike të parashikohet qeveri teknike 100 ditë para çdo procesi zgjedhor.
Sipas PLL, aksioni opozitar duhet të jetë më përfaqësues, më këmbëngulës dhe i koordinuar mes të gjitha forcave politike opozitare.

-Në këtë fazë të tanishme PLL gjendet në një proces riorganizimi të brendshëm
Legalistët ndodhen në një fazë transformimi dhe ridimensionimi strukturor në çdo degë të vendit. Koordinatorët e qarqeve po vijojnë punën periodike sipas detyrave të përcaktuara, me theks të veçantë në afrimin e të rinjve në strukturat organizative ku deri me riorganizimet e fundit 9 degë kanë filluar drejtimin prej tyre.

-Vijimi i projektit “Kthim tek Rrënjët – Kujtojmë dhe Vlerësojmë”
U vendos që projekti të vijojë sipas kalendarit të mëposhtëm:
-20 dhjetor 2025 – Qarku Korçë (në kuadër të “Triumfit të Legalitetit”)
-21 janar 2026 – Lushnjë (në kuadër të përkujtimit të Kongresit të Lushnjës)
Kryesia theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij projekti historik dhe atdhetar, si pjesë e identitetit dhe misionit të Partisë Lëvizja e Legalitetit duke synuar edhe bashkimin e vlerave potenciale tona në vazhdimësi.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”