AKTUALITET

PLL uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Të dashur bashkëkombas kudo ku jetoni!
Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Kjo është dite që na bashkon më shumë se çdo ditë tjetër të gjithë shqiptarët në të katër anët e botës duke na bërë krenar për kombin, gjuhën dhe flamurin tonë.

Më 28 Nëntor, me respekt dhe mirënjohje kujtojmë dhe përulemi me nder para të gjithë atyre që ndër shekuj kontribuan për të bërë Kombin Shqiptar duke vendosur mbi çdo interes të tyre interesat kombëtare e duke bërë të mundur përjetësimin e kësaj dite.

Uroj që përvjetori i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar e më të fortë, me më shumë solidaritet, me më shumë besim tek e ardhmja dhe tek njëri-tjetri, me ndryshime reale në dobi të qytetarëve dhe mbi të gjitha me të rinjë që kthehen në atdheun e tyre dhe jo që të ardhmen e shikojnë në emigrim.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar 28 Nëntorin!