AKTUALITET

PLL vazhdon punën për ridimensionimin e saj strukturor

Në emisionin “ngA Kalaja, të orës 20.00 datë 22.05.2024, emision në “Fax News” drejtuar nga Aulon Kalaja ndër të tjera…
-PLL vazhdon punën për ridimensionimin e saj strukturor dhe pregatitjen e infrastrukturës zgjedhore të saj duke filluar me përzgjedhjen e kandidaturave për çdo qark, e gatshme për tu paraqitur denjësisht edhe në këto zgjedhje.
-PLL e pranishme në çdo tryezë opozitare, nuk ka rëndësi emertesa e një grupimi politik apo kush e thërret një tryezë opozitare, parti apo grupim i caktuar, politika mbetet bashkëpunim, por e rëndësishme për ne mbetet produkti që sjellin këto takime apo tryeza në lidhje me shqetësimet tona të përbashkëta në prag të zgjedhjeve të 2025.
-Vendimi i PLL, për të marrë pjesë në këto tryeza mbetet tek paraqitja e propozimeve tona dhe diskutimi i çeshtjeve të përbashkëta që shqetësojnë çdo parti opozitare, çeshtje këtë që nuk mund të zgjidhen thjeshtë nga vendimmarrja e një subjekti politik.
Këto çeshtje mund të zgjidhen vetëm duke u unifikuar në një qëndrim e imponim të përbashkët opozitar, vlen të theksohet vendimmarrja e përbashkët në takimine fundit në lidhje me pregatitjen e draft propozimit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.etj
-Sot nuk egziston asnjë koalicion aktual paraprak ku PLL të jetë pjesë ose jo e tij!
-Ka ardhur koha për një Reformë Zgjedhore afatgjatë në interes të qytetarve dhe jo në interes të dy forcave politike PD-PS si ka ndodhur deri sot që pas ardhjes së pluralizmit.
-Pa një Ligj Zgjedhor që siguron barazi gare dhe vote, është tepër e vështirë parandalimi i tendencës manipulues prej mazhorancës aktuale.
-Sot kërkohet frymë opozitarizmi mbështetur në platformë besuese elektorale ndryshimi dhe zhvillimi në funksion të interesit qytetar e sidomos me një përfaqësim me potenciale njerëzore cilësore të reja për të kthyer besimin se kjo opozitë meriton të kthehet si mazhorancë qeverisëse.
-Partitë opozitare duhet të mbështeten në një politikbërje bashkëpunuese reciprociteti e jo në një politikë tekash, duke ulur tonet kundërshtuese dhe akuzuese mes tyre, kjo për të anashkaluar çdo qejf mbetje apo keqkuptim momental që janë të papërfillshme para qëllimit tonë për largimin sa më parë të kësaj mazhorance.
-Për partinë Lëvizja e Legalitetit, kusht i rëndësishëm e i domosdoshëm, kundrejt një marrveshje-platforme programore të përbashkët në vazhdimësi, të çdo një koalicioni të mundshëm nëse, mbetet përfshirja në këtë platformë marrveshje, dakortësia paraprake në lidhje me çeshtjen e zhvillimit të referendumit për ndryshimin e sistemit qeverisës në Shqipëri në çdo moment kur ajo të kërkohet.
-Kthimi i frymës së fitores besim e shpresë për shqiptarët duke i thënë JO shpopullimit PO familjes dhe jetësimit.