PLL voton kundër rritjes së çminit të biletave në Këshillin Bashkiak
Partia Lëvizja e Legalitetit!
Ashtu si opinioni publik është në dijeni, anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kamzës z.Nazif Sulaj, ndërkohë sekretar organizativ i PLL dhe kryetar për këtë degë tonën, si gjithmonë i vendosur në mbrotje të interesit qytetarë dhe vijës politike të PLL, ka votuar kundër vendimit të Bashkisë Kamëz për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik për qytetarët e kësaj bashkie.
Kjo votë nga dy kundra gjithsej!

Ky votim kundërshtues u bë në mbrojtje të interesit të komunitetit, në një kohë kur rritja e kostos së jetesës po rëndon ndjeshëm mbi familjet e Kamzës. Rritja e çmimit të biletës për qytetarët konsiderohet e pajustifikuar dhe në kundërshtim me nevojën për një shërbim publik të përballueshëm e të aksesueshëm për të gjithë.

-Qytetarët e Kamzës nuk duhet të paguajnë për mungesën e menaxhimit apo mungesën e politikave sociale nga Bashkia.
-Çdo vendim që prek drejtpërdrejt buxhetin e familjeve duhet të merret me transparencë dhe me konsultim publik real.
-Interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.
PLL në mbështetje të interesit të qytetarëve Kamëz, riafirmon angazhimin për të qëndruar në krah të qytetarëve dhe për të kundërshtuar çdo vendim që cenon standardin e jetesës dhe shërbimet bazë!
